PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hong Kong, paradë për 70-vjetorin e fitores mbi fashizmin
2015-08-31 10:30:56 CRI Komenti juaj Printoni

Hong Kongu organizoi të dielën, një paradë me rastin e 70-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë.

Sekretari i Kabinetit për Çështjet e Brendshme tha në fjalimin e tij para paradës se Hong Kongu ishte një bazë e rëndësishme gjatë Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë, hongkongasit i përkrahën vazhdimisht bashkatdhetarët e tyre të pjesës së brendshme të luftojnë kundër pushtuesve. Pas pushtimit japonez, hongkongasit kaluan ditë të errëta që zgjatën për 3 vjet e 8 muaj.

Këtë vit, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut e caktoi 3 shtatorin si pushimin e ditës përkujtimore për 70-vjetorin e fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresorëve Japonezë.

Në vitin 1942, u krijua batalion i 9-të i pavarur i Hong Kongut i përbërë nga fshatarë, studentë e detarë. Gjatë pushtimit të Hong Kongut nga agresorët japonezë, ky batalion vijonte të luftojë kundër agresorëve duke bërë sakrifica të mëdha për pavarësinë e kombit. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China