PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fluksi i emigrantëve, BE-së i kërkohet të mbajë takim të jashtëzakonshëm
2015-08-31 09:46:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Brendshëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë kërkuan të dielën që BE-ja të mbajë një takim të posaçëm për krizën e emigrantëve.

Në deklaratën e përbashkët ata theksuan se para përfundimit të këtij viti, BE-ja duhet të caktojë "pikat e nxehta" të Detit Mesdhe, si Italia, Greqia etj, për marrjen e shenjave të gishtave të emigrantëve, përcaktimin e indentitetit të tyre dhe të ofrojë mbrojtje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha po të njejtën ditë se vendet e BE-së duhet të marrin më shumë përgjegjësi dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për gjetjen e përgjigjes për këtë krizë.

Sipas të dhënave, në Gjermani këtë vit do të hyjnë 800 mijë emigrantë, 4 herë më shumë se vitin e kaluar.

Kohët e fundit, BE-ja është përballur me një fluks emigrantësh në rritje, me një rekord të ri prej 107 mijë vetash vetëm në korrik. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China