PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Jugut kërkon të tërheqë më shumë turistë kinezë
2015-08-31 09:43:56 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e turizmit të Koresë së Jugut shpresojnë të tërheqin më shumë vizitorë kinezë, për të përmirësuar shifrat në rënie të turizmit në këtë vend.

Kim Jong, zëvendësministri koreanojugor i Kulturës, i Sporteve dhe i Turizmit, ndodhet në Pekin në një tur promocional.

"Me qëllim për të rimëkëmbur tregun e turizmit, qeveria e Koresë së Jugut i ka përjashtuar turistët kinezë nga pagesa e tarifës së vizës dhe i ka thjeshtuar procedurat e uljes së taksave për ta," u shpreh Kim.

Kina është vendi me numrin më të madh të turistëve në Korenë e Jugut.

Vitin e kaluar rreth 6 milion veta udhëtuan nga Kina për në Korenë e Jugut. Megjithatë, numri i turistëve kinezë në Korenë e Jugut ra me rreth 50 për qind në qershor dhe korrik, për shkak të shpërthimit të MERS-it. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China