PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bangkok, policia arreston një të dyshuar dhe zgjeron hetimet
2015-08-31 09:31:35 CRI Komenti juaj Printoni

Policia tajlandeze po zgjeron kërkimet për më shumë të dyshuar për sulmin e mëhershëm në Bangkok. Pas arrestimit të njërit prej tyre, zëdhënësi i policisë Prawuth Thavornsiri tha se autoritetet janë të sigurta se vendoja e bombës është pjesë e një komploti më të madh.

"Këto janë të gjitha provat që kemi mbledhur: AND, të gjitha provat për kalimin kufitar, prova kimike dhe mbetje të bombës. Ne po i vendosim përballë njëra tjetrës të gjitha provat. Sot të gjithë ju (mediat) kërkoni më shumë informacion dhe unë po u jap ato paraprake. Ne duhet të punojmë më shumë mbi hollësitë e sulmit pasi ne jemi të bindur se i arrestuari ishte pjesë e një rrjtei më të madh, nuk ka dyshim për këtë."

Shumë pak hollësi dihen tani për të dyshuarin i cili ndodhet i ndaluar nga policia. Policia po vazhdon ndërkohë hetimet për sulmin e dy javëve të kaluar ku 20 njerëz mbetën të vrarë dhe 120 të tjerë u plagosën. Shtatë midis viktimave janë kinezë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China