PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang Yi takohet me homologët e ASEAN-it
2015-08-05 10:35:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryediplomati kinez Wang Yi u takua të martën në Kuala Lumpur me homologët e pesë vendeve anëtare të ASEAN-it, ku bëjnë pjesë Kamboxhia, Vietnami, Tajlanda, Malajzia dhe Laosi. Ministri Wang shprehu dëshirën e thellimit të besimit reciprok politik, të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me rezultate konkrete me vendet përkatëse. Sipas tij, pala kineze do të nxitë realizimin e nismës "Një brez, një rruge" për progresin e përbashkët Kinë-ASEAN.

Ministri i jashtëm kinez u shpreh për ruajtjen e stabilitetit në ujërat detare si dhe mbështeti integrimin e mëtejshëm të ASEAN-it.

Ndërsa ministri i jashtëm malajzian Anifah bin Aman tha se vendi i tij do të shërbejë si një urë lidhëse midis Kinës dhe ASEAN-it për bashkëpunim me leverdi të ndërsjelltë. Ai shtoi se pala malajziane do të vazhdojë kërkimin e aeroplanit MH370 dhe do të trajtojë si duhet pasojat. (Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China