PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eurozonë- Kriza greke nuk ndikon sektorin e manifakturës në Eurozonë
2015-08-04 09:39:29 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori i manifakturës në Eurozonë vazhdon të forcohet edhe gjatë tremujorit të tretë, pavarësisht rënies të aktivitetit të tij në Greqi gjatë korrikut. Treguesi i blerjeve (PMI), një element kyç në veprimtarinë e manifakturës në Eurozonë në korrik ishte 52.4%, pas një periudhe 14 vjeçare kur u vlerësua me 52.2%, njofton Shërbimi informativ i anketimeve financiare Markit.

Në raport njoftohet se PMI ka mbetur në nivele të pandryshuara që nga korriku i vitit 2013. Në mesin e 19 vendeve anëtare të Eurozonës sektori i manifakturës shënoi rënie të madhe në Greqi, si pasojë e mbylljes 3 javore të bankave. Niveli i PMI-së në Greqi prej 30.2% ishte më i ulti ndër rekordet në rënie pas atij të shkurtit të vitit 2012, kur shënoi 37.3%.

Prodhimi, porositë e reja për eksport, blerjet dhe punësimi kanë shënuar rënien më të mprehtë në Eurozonë që kur Markit nisi anketimin për PMI para 16 vjetëve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China