PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusi, zgjerimi i sanksioneve do të acarojë kundërvëniet me ShBA-në
2015-08-01 11:14:13 xinhua Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Rusisë u shpreh të premten nëpërmjet një deklarate se zgjerimi i sanksioneve ndaj Rusisë nga ShBA-ja do të shkaktojë vetëm acarim të divergjencave midis dy vendeve.

Në deklaratë thuhet se ShBA-ja, nën pretekstin e krizës në Ukrainës, nuk nxit autoritetet ukrainase të zbatojnë marrëveshjen e re të Minskut, por zgjeron sanksionet ndaj palës ruse. "Shtimi i sanksioneve ndaj shtetasve dhe ndërmarrjeve ruse vërteton përsëri se ShBA-ja ka zgjedhur kundërshtimin e vazhdueshëm ndaj Rusisë, gjë që do të acarojë vetëm divergjencat dypalëshe", shton deklarata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Departamenti amerikan i Thesarit shpalli të enjten përfshirjen e 11 shtetasve të tjerë rusë dhe 15 personave juridikë në listën e sanksioneve.

(Zhang Yan)

  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China