PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbetjet e avionit MH 370 analizohen në Francë
2015-08-01 09:53:36 xinhua Komenti juaj Printoni

Mbetjet e dyshuara të avionit MH 370 u transportuan të premten në mbrëmje nga aeroporti i Ishullit Reunion, ku u zbuluan drejt Tuluzës së Francës ku do të kryhen analiza të tjera të tyre. Sipas gazetës franceze "Le Figaro" mbetjet e avionit do të analizohen në një laborator të specializuar për "hetime pas aksidenteve".

Sipas raporteve të mëparshme, mbetjet mund të identifikohen shpejt pasi çdo pjesë avioni ka numrin përkatës. Mbetjet e avionit u zbuluan të mërkurën në Ishullin Reunion, njoftoi të enjten prefektura e Ishullit, duke shtuar se është ende herët për përfundime. Avioni MH 370, një Boeing i tipit 777 u zhduk ndërsa fluturonte në linjën ajrore Kuala Lumpur-Pekin më 8 mars të vitit të kaluar, me 239 pasagjerë në bord, shumica e të cilëve kinezë. Pavarësisht kërkimeve masive në sipërfaqe dhe nën ujë deri tani nuk ishte zbuluar asnjë pjesë e avionit, duke shënuar një nga misteret më të mëdha në historinë e aviacionit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China