Një vaksinë eksperimentale për virusin Ebola e testuar në mijëra njerëz duket se jep rezultat. Lajmin e bëri të ditur për mediat të premten zëvendësdrejtorja e përgjithëshme e OBSH-së Marie-Paule Kieny, sipas të cilës vaksina mund të përdoret për ti dhënë fund epidemisë së rëndë të Ebolës.
" Ne shpresojmë se me këto ndryshime, duke kryer vaksinimin e menjëhershëm dhe duke përfshirë të rinjtë do të jemi në gjendje të ndihmojmë ekipin e luftës kundër Ebolës, duke e çuar në zero transmetimin e virusit në Guine."
Qysh nga fillimi i epidemisë vitin e kaluar në zonën pyjore të Guinesë virusi Ebola ka shkaktuar mbi 11 mijë viktima në Afrikën Perëndimore. Studimi për vaksinën e re do të vazhdojë dhe do të nisë vaksinimi i menjëhershëm i popullsisë, duke përfshirë të rinjtë e moshës 13-17 vjeçare si dhe të miturit e moshës 6-12 vjeçare.(Eda Merepeza)