PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ish-udhëheqësi ushtarak kinez Guo Boxiong përjashtohet nga partia
2015-07-31 09:07:48 CRI Komenti juaj Printoni

Gjenerali kinez në pension Guo Boxiong, u përjashtua nga Partia Komuniste pasi akuzohet për marrje ryshfeti, pas vendimit të marrë nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të enjten.

Byroja vendosi t'ia kalojë çështjen prokurorisë ushtarake ashtu siç e parashikon dhe ligji.

73-vjeçari Guo, ka shërbyer si zv./kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak nga viti 2002 deri në vitin 2012.

Vendimi i Byrosë erdhi pas rishikimit dhe miratimit të raportit hetimor të paraqitur nga autoriteti disiplinor i partisë.

Hetuesit vërtetuan se Guo përfitoi nga posti që mbante për të ngritur në hierarkinë ushtarake të tjerë si dhe ka pranuar ryshfet personalisht ose nëpërmjet familjes së tij, thekson një deklaratë e lëshuar pas mbledhjes.

"Veprimet e tij kanë thyer seriozisht disiplinën e partisë duke lënë pas pasoja të turpshme," thekson dokumenti. Guo u vu nën hetim më 9 prill. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China