PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina inkurajon kapitalet private të ndërtojnë hekurudha
2015-07-31 14:36:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 资本---Zī Běn---Kapital


Ditët e fundit, qeveria kineze publikoi "Strategjinë të zgjerimit të mëtejshëm të investimeve private për ndërtimin e hekurudhave". Ekspertët thonë se kjo reformë e rëndësishme do të thyejë monopolin shtetëror në sektorin hekurudhor duke i sjellë gjallëri zhvillimit të tij.

Për një kohë të gjatë, ndërtimi i hekurudhave në Kinë kryehet nga kompani shtetërore. Dokumenti i ri i paraqitur nga qeveria thekson inkurajimin aktiv të kapitalit privat për të hyrë në fushën e ndërtimit dhe të administrimit të hekurudhave nëpërmjet investimeve individuale ose të investimeve të përbashkëta.

Përveç projekteve të ndaluar nga ligji, të gjitha projektet hekurudhore tani do të hapen për kompanitë private duke përfshirë edhe të drejtën e pronësisë dhe të drejtën e administrimit.

Korporata e përgjithshme e hekurudhave e Kinës që u krijua në vitin 2013 përgjigjet për hartimin e planit të investimeve, ndërtimit dhe administrimit të hekurudhave. Por kjo korporatë mban borxhe të mëdha. Sipas të dhënave, deri në fund të marsit të këtij viti, borxhet e përgjithshme të korporatës së hekurudhave arritën në 3.75 trilionë juanë dhe përqindja e borxheve i kaloi 66%.

Profesori i universitetit Jiaotong të Pekinit Zhao Jian u shpreh se tërheqja e kapitaleve private për ndërtimin hekurudhor do t'i sjellë këtij sektori investime të reja:

"Ndërtimi i hekurudhave kërkon fonde, por për shkak të borxheve të rënda, korporata e përgjithshme e hekurudhave nuk mund të japë më shumë fonde në këtë fushë, prandaj përdorimi i kapitaleve private për ndërtimin e hekurudhave është mënyra e duhur."

Në fakt, investimet në sektorin hekurudhor përballojnë rreziqe të ciklit të gjatë, të përmasave të mëdha, të përfitimeve të paqarta etj., prandaj për të tërhequr kapitalet private, duhet të krijohen një sërë sistemesh e politikash të favorshme. Në "Strategjinë të zgjerimit të mëtejshëm të investimeve private për ndërtimin e hekurudhave" vihet në dukje se duhet të mbrohen të drejtat e interesat e ligjshme të investuesve, përkrahen kompanitë të grumbullojnë fonde për ndërtimin e hekurudhave në mënyra të ndryshme si nxjerrja e obligacioneve etj.

Profesori Zhao Jian thekson se tregu i investimeve në ndërtimin e hekurudhave me distancë të shkurtër ndërqytetës ose nga qyteti deri në periferi ka perspektivë të mirë ku mund të nxirren përfitime të duhura:

"Tani nevojiten më shumë hekurudha ndërqytetëse ose lidhja e qytetit me periferinë. Këto hekurudha mund t'u japin banorëve lehtësi për udhëtimin nga shtëpia në punë. Me shpejtimin e procesit të urbanizimit të Kinës, investimet në hekurudha do të marrin përfitime të mëdha." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China