PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Britania, Franca bashkëpunim kundër emigrantëve të paligjshëm
2015-07-31 10:19:28 CRI Komenti juaj Printoni

Britania dhe Franca do të forcojnë bashkëpunimin e mëtejshëm të sigurimit të kufirit, që të bllokojnë emigrantët e paligjshëm të hyjnë në Britani nëpërmjet tunelit nëndetar, njoftoi të enjten zyra e kryeministrit britanik.

Së fundi shumë emigrantë të paligjshëm janë mbledhur në qytetin Calais në veri të Francës në përpjekje për të hyrë në Britani nëpërmjet tunelit nëndetar. Për momentin lëvizja në tunel është ndërprerë dhe shumë njerëz nuk mund të lëvizin si zakonisht. Për këtë qëllim Britania dhe Franca do të bashkëpunojnë duke marrë masa më të rrepta për të kontrolluar kufirin.

Kryeministri britanik David Cameron tha për mediat se Britania nuk është "parajsa e sigurtë" e emigrantëve të paligjshëm dhe se do t'i përjashtojë ata.

Që nga viti i kaluar, numri i emigrantëve të paligjshëm që përpiqen të hyjnë në tunelin nëndetar midis Britanisë dhe Francës ka arritur 39 mijë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China