PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbetja e dyshuar si e MH370-s do të dërgohet në Francë
2015-07-31 09:52:47 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet franceze thanë se krahu i avionit të gjetur që dyshohet se i përket avionit "Malaysian Arlines", fluturimit MH370, do të transportohet në Toulouse të Francës për një hetim të hollësishëm.

Ata shtuan se transporti i mbejtjes mund të kërkojë disa ditë deri në destinacionin përfundimtar, ndërkohë që një grup hetuesish nga Malajzia janë drejtuar drejt Toulouse-s.

Ekspertët besojnë që ajo është një pjesë e Boeing 777, e njëjtë me MH370-n, por për t'u siguruar plotësisht kërkohen më shumë hetime.

Eksperti i aviacionit Geoffrey Thomas tha se numrat serial të mbetjes së gjetur do të ndihmojnë në identifikimin e objektit, nëse i përket ose jo avionit të humbur "Malaysia Airlines".

"Në aviacion, çdo pjesë e avionit, miliona pjesë, kanë numër serie. Prandaj tek mbetja e gjetur patjetër që do të ketë shenja që do të tregojnë se ky Boeing i përket 777 dhe nëse është nga MH370."

Avioni u zhduk më 8 mars 2014 gjatë fluturimit nga Kuala Lumpur drejt Pekinit.

Në bordin e avionit ishin 239 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Pjesa më e madhe e tyre ishin shtetas kinezë.

Ndërkohë, qeveria kineze ka deklaruar se po e ndjek me vëmendje situatën.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China