PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ShBA-ja pret pjesëmarrjen e Kinës në bisedimet për TPP-në
2015-07-30 14:59:34 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 规则---Guī Zé---Rregulla

Këtë javë, ministrat e tregtisë të 12 vendeve që marrin pjesë në bisedimet për "Marrëveshjen e Partneritetit Transpaqësor" (TPP) zhvillojnë një takim në Hawai të ShBA-së për të diskutuar pikat e vështira ku kanë ngecur bisedimet. Kina që nuk merr pjesë në këto bisedime është gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndërkohë specialistët thonë se pjesëmarrja e Kinës në këto bisedime, do të tërheqë më shumë vende.

Bisedimet për TPP kanë zgjatur për mbi 5 vjet dhe vende të ndryshme shpresojnë se këtë javë do të arrihet marrëveshja, por bisedimet përballen ende me disa pengesa kyçe, si tregu i produkteve bujqësore, mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, rregullat mbi ndërmarrjeve shtetërore etj.

TPP-ja quhet ndryshe "NATO-ja e Azisë." Ndërkohë deri tani Kina, si ekonomia e dytë më e madhe e botës nuk ka marrë pjesë ende në këto bisedime.

Studiuesi i Institutit Brukings të ShBA-së, David Dollar, u shpreh se nëse Kina merr pjesë në këto bisedime, atëherë më shumë vende do t'i bashkohen traktatit:

"Pjesëmarrja e Kinës në bisedimet për TPP-në do të tërheqë shumë vende të reja të marrin pjesë në këto bisedime, për shembull Koreja e Jugut dhe Indonezia shpresojnë të marrin pjesë sa më parë. Kam parë se të gjithë vendet në bisedime po presin pjesëmarrjen e Kinës, sepse kjo do t'u sjellë të gjithë anëtarëve më shumë përfitime. Pjesëmarrja në bisedimet për TPP-në do të jetë një hap i rëndësishëm për Kinën."

David Dollar vuri në dukje se bisedimet dypalëshe kino-amerikane për marrëveshjen e investimeve që po zhvillohen do ta nxitin Pekinin t'ju bashkohet bisedimeve për traktatin.

"Bisedimet dypalëshe kino-amerikane për marrëveshjen e investimeve janë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, sepse shumë masa tregtare në këtë marrëveshje janë njësoj me TPP-në. Nëse Kina nuk merr pjesë në bisedimet për marrëveshjen e investimeve dypalëshe, në të ardhmen do të ketë mundësi të marrë pjesë në bisedimet për TPP-në."

Eksperti David Dollar shprehu dëshpërimin e tij për progresin e ngadalshëm të bisedimeve dypalëshe kino-amerikane për marrëveshjen e investimeve. Sipas tij, të dy palët nuk kanë mundësi ta arrijnë marrëveshjen para vizitës së presidentit të Kinës Xi Jinping në ShBA në shtator të këtij viti.

Duke folur për Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore të propozuar nga Kina, studiuesi David Dollar u shpreh se deri tani ShBA-ja nuk planifikon të marrë pjesë në këtë bankë:

"Jam i mendimit se tani shoqëria amerikane ka një mendim unanim, domethënë pengimi nga ShBA-ja i aleatëve t'i bashkoheshin Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore ishte një gabim. Deklaratat e fundit të presidentit Barak Obama për këtë bankë janë pozitive, ndërkohë ai e inkurajoi Bankën Botërore të bashkëpunojë me Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore. Por është e vështirë të thuhet se qeveria e Obamës ka ndryshuar qëndrimin, tani kërkesa për anëtarësimin në këtë bankë nuk do të miratohet nga Kongresi." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China