PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Oqeani Indian, gjendet një mbetje avioni që dyshohet se i përket MH370
2015-07-30 10:24:02 CRI Komenti juaj Printoni

Media franceze njoftoi të mërkurën se në një plazh të ishullit francez L'Ile de la Reunion në Oqeanin Indian u zbulua një mbetje avioni, që dyshohet se i përket avionit MH370 të kompanisë "Malaysia Airlines". Policia franceze filloi hetimet për të përcaktuar se nga vjen kjo mbetje.

Po të mërkurën, ministri i Komunikacionit i Malajzisë Liow Tiong Lai njoftoi dërgimin e një grupi pune për të konfirmuar prejardhjen e kësaj mbetjeje.

Mbetja, me gjatësi prej dy metrash, duket si një pjesë e krahut të avionit. Sipas personit që e zbuloi gjatë pastrimit të plazhit, ajo është mbushur plot me guaska, që do të thotë se ka qëndruar nën ujë për një kohë të gjatë.

Policia franceze ka paralajmëruar se është ende herët për të nxjerrë përfundime. Sipas saj, duhet konfirmuar së pari se cilit tip avioni i përket kjo mbetje dhe pastaj se cilës kompani i përket avioni.

Sipas mediave franceze, një avion me dy motorë u rrëzua afër ishullit l'Ile de la Reunion në vitin 2006, ndërsa në vitin 2009, një avion A310 i kompanisë "Jemen Airlines" u rrëzua në arkipelagun Komoros që ndodhet pranë L'Ile de la Reunion, pra ka mundësi që mbetja vjen nga këta dy avionë. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China