PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tiranë, ambasada e Kinës pritje për 88-vjetorin e themelimit të ushtrisë
2015-07-29 10:11:07 CRI Komenti juaj Printoni

Atasheu ushtarak i ambasadës së Kinës në Tiranë, koloneli i lartë Luo Tiefeng shtroi një pritje me rastin e 88 vjetorit të themelimit të ushtrisë së vendit, ku morën pjesë ambasadorja Jiang Yu dhe atashetë ushtarakë të vendeve të tjera në Shqipëri, si dhe emigrantë kinezë që jetojnë aty.

Nga pala shqiptare, ishin të pranishëm zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, sekretari i Shtabit të Përgjithshëm, Nazmi Cahani, zv/komandanti i forcës tokësore gjeneral brigade Muhamet Buçpapa, anëtarët e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë në parlament dhe personalitete të shoqërisë civile shqiptare.

"Kina ka bërë sakrifica dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën antifashiste si fushëbeteja kryesore në Azi," tha atasheu Luo Tiefeng.

Sipas tij, ushtria kineze po merr pjesë aktivisht në misionet paqeruajtëse dhe luftën kundër terrorizmit, duke luajtur një rol pozitiv për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë botërore.

"Ushtria kineze dëshiron që të forcojë më tej besimin reciprok me Shqipërinë, për zhvillimin e bashkëpunimit konkret në fushën e prapavijës, të trajnimit të misioneve paqeruajtëse etj," tha Luo.

Në pritje u transmetua një film dokumentar dhe u zhvillua një ekspozitë fotografike për zhvillimin e forcave ushtarake të Kinës dhe paraqitjen e tyre në misionet jashtë vendit.

Pjesëmarrësit shprehën urimet dhe dëshirën për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China