PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE, akt i ri ligjor për modernizimin e procedurave doganore
2015-07-29 09:43:51 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian miratoi të martën një akt ligjor për krijimin e një sistemi doganor "më të thjeshtë, më modern dhe të integruar" në BE, në mbështetje të tregtisë ndërkufitare dhe sigurimin e një bashkëpunimi më të gjerë në çështjet doganore.

Sipas Komisonit, akti mbulon një hapësirë të gjerë të veprimtarisë doganore, përfshi thjeshtimin e procedurave, qartësimin e rregullave për të siguruar barazi mes operatorëve ekonomikë në BE etj.

Akti përfshin gjithashtu shkëmbimin e informacionit mes doganeve të vendeve anëtare dhe përmirësimin në menaxhimin e riskut për të forcuar luftën kundër tregtisë së paligjshme dhe të mallrave të ndaluara, terrorizmit dhe veprimtarive të tjera kriminale.

Akti pritet të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Këshilli Europian.

Në doganën e BE-së është regjistruar 16 për qind e tregtisë botërore, ose mbi 2 miliardë ton mallra në vit me një vlerë 3,400 miliardë euro.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China