PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Erdogan: "Turqia synon rritjen e partneritetit me Kinën"
2015-07-29 09:43:08 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan thotë se vendi i tij kërkon të thellojë marrëdhëniet me Kinën në të gjithë nivelet si pjesë e "bashkëpunimit strategjik" të rënë dakord mes dy vendeve në vitin 2010.

Erdogan i bëri komentet në prag të vizitës së tij dy ditore në Kinë e cila fillon sot. Ai thotë se gjatë kësaj vizite pret të firmosë disa marrëveshje.

"Unë besoj se kjo vizitë do të përmirësojë dhe të shtojë përmbajtjen e partneritetit tonë strategjik," tha Erdogan.

Më herët Kina ka deklaruar se të dy vendet mund të thellojnë bashkëpunimin në fushën e transportit, energjisë dhe telekomunikacionit. Erdogan pritet të takojë udhëheqësit e lartë të Kinës, përfshirë presidentin Xi Jinping dhe kryeministrin Li Keqiang.

Një pikë kyçe e diskutimeve gjatë qëndrimit të Erdogan-it në Pekin do të jetë negocimi i marrëveshjes së stërzgjatur për të blerë një sistem tokësor të mbrojtjes ajrore nga raketat me reze të gjatë veprimi.

Ai thotë se Turqia është e hapur për një ofertë të përmirësuar nga Kina.

"Ne do ta rishikojmë këtë çështje gjatë vizitës. Është e mirëpritur çdo ofertë që mund ta pasurojë marrëveshjen fillestare. Sepse pjesa më e rëndësishme është përfitimi i ndërsjellë i dy vendeve tona."

Në vitin 2013, Ankaraja e pranoi ofertën e Korporatës së Import – Eksportit të Makinerive të Precizonit të Kinës për sistemin e parë të mbrojtjes ajrore. Por kontrata me vlerë prej 3.4 miliardë dollarësh nuk është nënshkruar ende, pas shqetësimeve të shfaqura nga ShBA-ja dhe vende të tjera perëndimore mbi sigurinë dhe pajtueshmërinë e armatimit me sistemin e NATO-s.

Nga ana tjetër Ankaraja ka përfunduar bisedimet me kompaninë amerikanë Raytheon që prodhimin sistemin Patriot kundër raketave, dhe kompaninë franko – italiane Eurosam. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China