PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, internet më i shpejtë dhe më i lirë deri në fund të 2015
2015-07-07 09:43:45 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit ka premtuar ulje të çmimit të internetit dhe rritje të shpejtësisë së tij për klientët. Drejtori i Departamentit të Zhvillimit të Komunikimit pranë kësaj ministrie, Wen Ku ka bërë të ditur se ky zotim do të realizohet së shpejti.

"Ne do të monitorojmë shpërndarësit vendës të shërbimit të internetit për të ulur tarifat e tij për telefoninë e lëvizëshme dhe për të ulur deri në 30% tarifat e internetit me bandë të gjerë deri në fund të vitit", theksoi Wen Ku.

Aktualisht, Ministria është rregullatori më i madh i "3 gjigandëve shtetërorë të internetit" në Kinë. Shpejtësia mesatare e shpërndarjes së internetit në Kinë është në nivel të ulët. Sipas kompanisë së shërbimit të internetit Akamai, me një shpejtësi mesatare prej 3.7 megabytes në sekondë Kina renditet pas Malajzisë dhe Sri Lankës. Qeverisja qendrore ka shtuar përpjekjet, pas kritikave të kryeministrit Li Keqiang në fillim të këtij viti, lidhur me shërbimet e internetit në vend, që sipas tij janë të shtrenjta dhe në nivel të ulët. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China