PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ambasadori i BE-së në Kinë vlerëson Samitin BE-Kinë
2015-07-03 20:44:58 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kinë ka vlerësuar lart rezultatet e samitit të kësaj jave Kinë-BE në Bruksel.

Hans Dietmar Schweisgut është shprehur se, edhe pse nga takimet e së hënës nuk kanë dalë dokumente të reja të rëndësishme, samiti ishte i dobishëm.

"Si përfundim ishte një samit shumë i mirë dhe shumë i frytshëm, i cili u mundësoi udhëheqësve të vendosin një marrëdhënie shumë të shëndetshme pune dhe ku unë mendoj se janë arritur një numër marrëveshjesh shumë të veçanta. Por, në të njëjtën kohë, samiti ishte pika e fillimit të një pune më konkrete në një numër çështjesh," vuri në dukje Schweisgut.

Ambasadori theksoi se të dyja palët janë fokusuar në zbatimin dhe në rishikimin e Agjendës Strategjike për Bashkëpunimin Kinë-BE 2020, i cili u publikua në vitin 2013.

Samiti, ku mori pjesë edhe kryeministri kinez Li Keqiang, preku një numër fushash, duke përfshirë ndryshimin klimatik, politikat e sigurisë dhe emigracionim.

Samiti vjetor BE-Kinë i kësaj jave është i pari që nga fillimi i nismës "Një Brez dhe Një Rrugë" nga qeveria kineze. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China