PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti dhe kryeministri francez, vëmendje referendumit në Greqi
2015-07-03 20:43:58 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit më të lartë francezë po tregojnë vëmendje për referendumin e së dielës në Greqi.

Presidenti i Francës François Hollande u shpreh të enjten që nëse Greqia kundërshton projektmarrëveshjen e zgjidhjes së çështjes së borxheve, Europa do të hyjë në një terren "të panjohur".

Sipas tij, nëse referendumi grek e përkrah këtë projektmarrëveshje, negociatat mund të rifillojë dhe ai beson se do të arrihet shumë shpejt marrëveshja.

Në të njëjtën ditë, edhe kryeministri i Francës Manuel Valls mbajti një fjalim, ku u kërkoi grekëve të marrin parasysh "të gjitha pasojat" nga kundërshtimi i marrëveshjes.

Valls u shpreh se Franca dhe Gjermanisë nuk kanë dallime në qëndrimet e tyre. Numri një i qeverisë franceze vuri në dukje se ditët e fundit, presidenti François Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë ruajtur kontaktet për problemin e Greqisë. Franca ka shpresuar gjithmonë në arritjen e kompromisit për problemin e borxhit grek, theksoi Valls, duke shtuar se mendon që edhe Gjermania dëshiron mbetjen e Greqisë në zonën e euros, por kjo nuk do të thotë pranim i të gjitha kushteve. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China