PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Francë, nënshkruhen 22 marrëveshjet e bashkëpunimit
2015-07-03 14:23:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe:签署---Qiān Shǔ---Nënshkrim

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij francez Manuel Valls morën pjesë të enjten në ceremoninë e mbylljes së samitit industrial tregtar Kinë-Francë. Dy kryeministrat ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të 22 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve në energjetikë, mbrojtjen e mjedisit, financë, etj.

Kryeministri Li Keqiang në fjalimin e tij u shpreh që marrëdhëniet Kinë-Francë janë mbi 50 vjeçare dhe të dyja palët kanë një përvojë të pasur. Gjatë vizitës së tij në Francë, qeveritë e dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshje në shumë fusha dhe pala kineze ka ofruar mbështetje financiare për projektet kryesore midis dy vendeve në tregun e palës së tretë. Bashkëpunimi mes Kinës dhe Francës është në të mirë të të dy palëve, si edhe të mbarë botës.

"Bashkëpunimi ynë në prodhim, në eksplorimin e tregut të palës së tretë, në nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar industrial, në energjinë bërthamore dhe bashkëpunimi me përmasa të mëdha në hapësirën kozmike kanë treguar nivel të lartë dhe cilësor. Përveç këtyre, kemi vendosur që të krijojmë një fond të përbashkët për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar industrial dhe të bashkëpunimit me palën e tretë. Ky fond mund të ofrojë mbështetje financiare për të krijuar një avantazh të produkteve të Kinës dhe Francës në tregun e palës së tretë. Për këtë, Kina dhe Franca do të bëjnë konsultime të hollësishme," tha Li Keqiang.

Ndërkohë, Li Keqiang vuri në dukje që përveç tregut të palës së tretë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar industrial, Kina dhe Franca kanë një potencial të madh bashkëpunimi në fusha të tjera si përballim i ndryshimeve të klimës, zhvillimi i qytetit Smart, nxitja e modernizimit bujqësor, siguria ushqimore, inovacioni dhe hapësira kibernetike. Kina është e gatshme të shtojë bashkëpunimin me Francën në shkëmbimet kulturore. Gjithashtu, Li u shpreh që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ekonomia kineze në përgjithësi ka ruajtur një gjendje të qëndrueshme dhe rregullimet strukturore janë shpejtuar. Kina ka aftësi të realizojë objektivin e rritjes me 7% dhe të ruajë me afat të gjatë një rritje të mesme, duke u zhvilluar drejt një rritjeje të lartë.

Kryeministri francez Manuel Valls nga ana e tij përshëndeti vizitën e Li Keqiang-ut në Francë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të shumta të bashkëpunimit. Ai vlerësoi lart vetëveprimet në vitin 2030 nga qeveria kineze. Valls u shpreh që Franca do të vazhdojë zhvillimin e industrisë, energjektikës, komunikacionit, internetit dhe mirëpret ndërmarrjet kineze të investojnë në Francë. Ai tha se Franca do tu japë shtetasve kinezë viza me shumë hyje-dalje dhe me afat 5-vjeçar.

"Ne festojmë jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe që kanë zgjatur për gjysëm shekulli. Më e rëndësishmja është që gjatë vitit të kaluar, liderët e shtetit dhe kryeministrat e dy vendeve kanë shkëmbyer vizita, duke i treguar botës marrëdhëniet e nivelit të lartë. Të dyja vendet kanë largpamësi për rritjen ekonomike botërore dhe përballimin e sfidave të shumta. Bota do të bëhet më e bukur, kur të dyja vendet do të përballojnë së bashku sfidat," thotë Valls.

Në samitin industrialo-tregtar mes Kinës dhe Francës, të dyja vendet kanë nënshkruar 22 marrëveshje bashkëpunimi në energjetikë, mbrojtjen e mjedisit, financë, energji, bujqësi, ushqim, shëndetësi dhe investime.

Pas samitit, përfaqësuesit e të dy vendeve kanë shprehur mendime për bashkëpunimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve. Presidenti i grupit të zhvillimit dhe rinovimit të Midi-Pyrénées të Francës, Kristof Nikol vlerësoi me emocion se fjalimi i kryeministrit kinez e ka inkurajuar dhe i ka shtuar besimin për bashkëpunimin dypalësh në investime në fusha të ndryshme. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China