PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang Yi:të nxitet pandërprerë besimi reciprok Kinë-ShBA
2015-07-03 09:48:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kina thekson shtimin e besimit strategjik reciprok me palën amerikane. Qëndrimi u bë i ditur të enjten në Vjenë nga kryediplomati Wang Yi gjatë takimit me homologun amerikan Jonh Kerry.

Kryediplomati kinez tha se organizimi i suksesshëm i bisedimeve strategjiko-ekonomike dhe dialogu i nivelit të lartë mbi shkëmbimet kulturoro-njerëzore tregoi përsëri se Kina dhe ShBA-ja kanë interesa të përbashkëta në një sferë të gjerë dhe bashkëpunimi mbetet i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe. Kina dhe ShBA-ja janë vendi më i madh në zhvillim dhe më i madh i zhvilluar, ndaj nuk është e çuditshme që në marrëdhëniet mes tyre të ketë dallime, tha Wang Yi. Ai shtoi se detyrë kyçe mbetet nxitja e pandërprerë e besimit strategjik reciprok, pakësimi i dyshimeve për të shmangur gjykimet e gabuara.

Ndërsa, John Kerry ndau të njejtin mendim me homologun kinez, duke theksuar se ShBA-ja do të bëjë përpjekje bashkë me palën kineze për të siguruar suksesin dhe rezultate të tjera gjatë vizitës në shtator të kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në ShBA. (Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China