PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Francë, publikohet deklarata e përbashkët e bashkëpunimit
2015-07-01 15:23:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 第三方---Dì sān fāng---Palë e tretë


Të martën paradite, kryeministri francez Manuel Valls priti kryeministrin kinez Li Keqiang në L'Hotel des Invalides, që shënon nivelin e lartë për pritjen e rezervuar mysafirëve. Viti i kaluar ishte 50 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Francës dhe në vitin 2015 Kina dhe Franca ndodhen në pikënisjen e re të marrëdhënieve palëshe.

"Kjo është vizita ime e parë në Francë si kryeministër, duke shkëmbyer vizitën e kryeministrit Valls në Kinë, në muajin janar. Brenda një gjysmëviti këto vizita tregojnë lidhjet e ngushta mes Kinës dhe Francës," u shpreh Li Keqiang.

Li Keqiang dhe Manuel Valls patën një takim të frytshëm dhe të dyja palët publikuan deklaratën e përbashkët mbi bashkëpunimin në tregun e palës së tretë dhe një deklaratë tjetër mbi bashkëpunimin e energjisë bërthamore.

"Jemi të gatshëm që të eksplorojmë tregun e palës së tretë bashkë me Francën. Me pajisjet e nivelit të mesëm të Kinës, teknologjitë dhe pajisjet thelbësore të Francës, mund të ngrejmë nivelin e pajisjeve dhe të ruajmë një çmim të përshtatshëm. Kjo do të pranohet nga vendet në zhvillim dhe do të realizohen fitime dypalëshe. Kështu, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunimin në tregun e palës së tretë," tha kryeministri kinez.

Li Keqiang shtoi gjithashtu që Kina dhe Franca duhet të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në fushat e prodhimit, si aviacion, hapësirë, tren me shpejtësi të lartë , hekur e çelik si dhe bashkëpunimin energjetik, si në energji bërthamore, gaz natyror dhe energji hidrolike. Të dyja palët duhet të nxisin bashkëpunimin dypalësh në pjesën e lartë të zinxhirit të prodhimit dhe të eksplorojnë aktivisht tregun e palës së tretë.

Kryeministri francez Manuel Valls nga ana e tij u shpreh: "Ne mendojmë që Kina dhe Franca kanë nisur bashkëpunim me disa vende të tjera, si treg i palës së tretë. Siç përmendi kryeministri kinez, Kina dhe Franca mund të shtojnë më tej bashkëpunim në disa fusha, si energji bërthamore dhe në tregun britanik. Nga kjo anë, mendoj që deklarata e përbashkët mbi palën e tretë është historike. Jemi të mendimit se Kina dhe Franca mund të investojnë bashkë në komunikacion, energjetikë dhe mjedis dhe të nxisin projekte bashkëpunimi në këto fusha. Ne do të mbështesim investimet e përbashkëta mes dy vendeve dhe lehtësimin e investimeve kineze në tregun francez."

Valls tha gjithashtu që Franca shpreson të shtojë dialogun me Kinën në fushën ekonomike, të thellojë bashkëpunimin në disa fusha tradicionale, si energji bërthamore, hapësinore, bujqësore dhe ushqimore, të shpejtojë bashkëpunimin në tregun e palës së tretë dhe në ndërtimin e qyteteve ekologjike dhe të shtojë investimet e ndërsjellta.

Përveç ekonomisë edhe përballimi i ndryshimit të klimës ishte një temë kryesore gjatë takimit. Li Keqiang tha që Kina është e gatshme të përpiqet për përballimin e ndryshimit të klimës.

"Me përgjegjësi të përbashkët por të ndryshme dhe në bazë të parimit të barazisë dhe aftësisë, Kina do të përpiqet të nxitë arritjen e një marrëveshjeje të gjithanshme, të balancuar dhe të fortë në konferencën e Parisit, për ndryshimin e klimës. Sot Kina do t'i paraqesë sekretariatit të OKB-së për përballimin e ndryshimit të klimës dokumentin mbi kontributin e Kinës në këtë drejtim dhe synimi kryesor është të kontrollojë pikun e lëshimit të dyoksidit të karbonit rreth vitit 2030," tha Li Keqiang.

Krahas këtyre, Franca dhe Kina kanë arritur unanimitet mbi lehtësimin e shkëmbimeve njerëzore. Franca do të ofrojë viza me shumë hyrje-dalje me afat 5-vjeçar për qytetarë kinezë që bëjnë biznes, vizita ose takime familjar në Francë. Kryeministri Valls shtoi gjithashtu që Franca është e gatshme të shtojë bashkëpunim me Kinën në arsim, turizëm dhe shkëmbime kultuore, për të çuar bashkëpunimin praktik në një nivel më të lartë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China