PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bankat greke mbyllen deri më 6 korrik
2015-06-29 10:24:47 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët grekë thonë se bankat do të mbyllen deri më 6 korrik, një ditë pas referendumit për kushtet e reja të kreditorëve ndërkombëtarë.

Më parë, kryeministri Aleksis Tsipras njoftoi për pushime të bankave dhe vazhdimin e kontrolleve të kapitalit, duke ndjekur vendimin e Bankës Qendrore Evropiane për të mos rritur fondet emergjente për bankat greke.

Zyrtarët bëjnë të ditur se bankomatet (ATM) do të rihapen të hënën pasdite dhe limiti i tërheqjes ditore do të jetë rreth 60 €.

Pas miratimit nga Parlamenti të referendumit të propozuar nga Tsipras gjatë fundjavës grekët janë vënë në rradhë për të tërhequr para nga bankomatet.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China