PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama, bisedë telefonike me Merkel për Greqinë
2015-06-29 10:23:13 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti amerikan Barak Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord të dielën se është "shumë e rëndësishme" të bëhen përpjekje për të ndihmuar Greqinë për rifillimin e reformave dhe rritjen e saj brenda Eurozonës, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Në një bisedë telefonike për zhvillimet e fundit në Greqi, Obama dhe Merkel ripohuan se grupet e tyre respektive ekonomike po ndjekin nga afër gjendjen dhe do të mbeten në kontakt të ngusht.

Bisedimet disamujore mes qeverisë greke dhe kreditorëve të saj dështuan të shtunën me kërkesën e huadhënësve për reforma ekonomike.

Ministrat e Financave të Eurogrupit refuzuan kërkesën e Greqisë për zgjatjen e afatit deri më 5 korrik. Ata thanë se çdo mbështetje financare për Greqinë do të përfundojë më 30 qershor siç është rënë dakord në shkurt. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China