PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kore e Jugut, rritet përqindja e vdekjeve nga MERS-i
2015-06-23 10:14:06 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies e Koresë së Jugut bën të ditur se edhe dy veta të tjerë kanë humbur jetën nga MERS-i, duke e çuar numrin e të vdekurve nga kjo epidemi deri të hënën paradite në 27. Përqindja e vdekjes nga MERS-i tashmë është ngritur në 15.7 %, nga nën 10 % që ishte në fillim të epidemisë.

Ndërkohë, edhe tre veta të tjerë janë diagnostikuar me MERS në Korenë e Jugut, duke e çuar numrin e të prekurve në 172, 50 prej të cilëve kanë dalë nga spitali, ndërsa 95 të tjerë ende po mjekohen. Deri tani, 9331 veta kanë dalë nga karantina, ndërsa 3833 të tjerë vijojnë të ndodhen aty.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Koresë së Jugut, turistët e huaj që kanë blerë prodhime turistike në Korenë e Jugut në korrik e gusht u pakësua 82.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga 1 deri më 18 qershor, për arsye të epidemisë, numri i të huajve që kanë anuluar vizitat turistike në Korenë e Jugut arriti në 123.4 milionë, ndër të cilët numrin më të madh e zënë turistët kinezë, pikërisht 64.8 milionë.

Për të përkrahur sektorin turistik, Shoqata e Turizmit e Koresë së Jugut ka krijuar "Sigurimin nga MERS-i" për të huajt. Afati i këtij sigurimi është nga 22 qershor deri më 21 shtator dhe të gjithë turistët e huaj përfshihen automatikisht në të kur hyjnë në kufirin e Koresë së Jugut. Nëse përcaktohet se dikush është prekur nga MERS-i në Korenë e Jugut, atij do t'i rimbursohen të gjitha shpenzimet e mjekimit dhe të turizmit etj. (Çang Çuo/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China