PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
G7, yuani kinez të jetë valutë rezervë e FMN-së
2015-05-30 09:56:40 CRI Komenti juaj Printoni

G7 ka rënë dakord që monedha kineze yuan të jetë pjesë e shportës ndërkombëtare të FMN-së, si monedhë reference, por nuk duhet të ngutemi, theksoi të premten ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble.

Pas mbledhjes së ministrave të financave të G7-ës dhe guvernatorëve të bankave qendrore të mbajtur në Drezden të Gjermanisë, Schaeuble tha në një konferencë shtypi se ka ende disa çeshtje teknike për tu diskutuar.

Pekini zyrtar ka kërkuar që monedha kineze të luajë një rol më të madh në sistemin financiar botëror dhe të përfshihet në shportën e FMN-së, me cilësinë e "valutës rezervë". Të martën FMN deklaroi se yuani kinez nuk është zhvlerësuar kohët e fundit.

Sipas ekspertëve të financave ndërkombëtare yuani mund të bëhet valutë rezervë globale, krahas dollarit amerikan, paundit britanik dhe yenit japonez, deri në fund të vitit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China