PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
17 emigrantë të vdekur në brigjet italiane
2015-05-30 09:33:40 CRI Komenti juaj Printoni

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar 217 emigrantë të paligjshëm që vinin nga brigjet libiane, duke raportuar dhe vdekjen e 17-të të tjerëve. Agjencia italiane e lajmeve ANSA., njofton se marina ishte njoftuar për rrezikun e mbytjes së anijes nga thirrja telefonike me satelit e njerit prej emigrantëve .

Policia italiane ka nisur të hetojë shkaqet e aksidentit të së premtes, duke pyetur të mbijetuarit e anijes. UNHCR njofton se ky është aksidenti i fundit me pasojë vdekjen e emigrantëve të paligjshëm, pas 3 500 emigrantëve afrikanë, viktima të udhëtimit drejt Italisë për të kaluar më pas në vendet e tjera europiane.

Sipas ministrisë së brendshme italiane qysh nga fillimi i majit 33 mijë emigrantë kanë mbërritur në këtë vend, rreth 15% më shumë se vitin e kaluar. Kryeministri italian Renzi ka ripërsëritur thirrjen për një ligj të së drejtës ndërkombëtare, lidhur me emigracionin e paligjshëm. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China