PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Merkel, e gatshme të bashkëpunojë me Cameron për reformën në BE
2015-05-30 09:17:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur gatishmërinë e saj për një bashkëpunim konstruktiv me kryeministrin britanik Cameron për reformat e BE-së, para referendumit të Britanisë për qëndrimin në Union. Ajo e bëri këtë deklaratë gjatë takimit në Berlin me Cameron, stacioni i fundit i turit të tij europian.

"Unë do të jem pjesë e diskutimeve konstruktive dhe dua të gjej një zgjidhje. Kur mendoj mënyrën se si nisëm bisedimet për buxhetin dhe perspektivën afatmesme financiare dhe zgjidhjen për to e konsideroj këtë si një shembull pozitiv për zgjidhjen e çeshtjeve, në dukje të pazgjidhshme. I kam thënë kreut të KE-së Juncker, pas takimit të tij me Cameron, se ne do të përballojnë këtë sfidë dhe do të punojmë për zgjidhjen e saj."

Nga ana e tij, kryeministri Cameron, i shprehur hapur për reformimin e BE-së theksoi se do të kërkojë ndryshimin e traktatit dhe nuk përjashton daljen e Britanisë nga blloku europian, nëse nuk plotësohen këto kërkesa.

"Rëndësi ka përmbajtja e asaj që duhet të ndryshojmë. Mendimi im është i qartë se duhen ndryshime në traktat dhe pasi të flasim për këtë, të kryejnë ndryshimet e duhura. Jam i prekur nga deklarata e kancelares Merkel se "ku ka vullnet, ka zgjidhje".

Propozimet e tij kryeministri Cameron pritet ti paraqesë gjatë samitit të qershorit të BE-së,ndonëse disa nga vendet anëtare nuk janë dakord me ndryshimet e traktatit të propozuara nga Britania. Londra zyrtare këmbëngul në reformimin e marrëveshjeve, gjë që e konsideron si të pashmangshme për integrimin e mëtejshëm të Eurozonës. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China