PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB dhe Interpol, takim për luftën kundër ekstremizmit
2015-05-30 08:57:12 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi një takim me përfaqësues të Interpolit për të diskutuar rreth përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër ekstremizmit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon bëri thirrje për një zgjidhje që do të çonte në çrrenjosjen e ekstremizmit.

"Shtetet anëtare duhet të forcojnë bashkëpunimin, shkëmbimin e informacioneve, të zhvillojnë kontrollin efektiv të kufijve dhe të konsolidojnë sistemin e drejtësisë, në përputhje me ligjet dhe standardet e të drejtave të njeriut."

Zyrtarët e Interpolit nënvizuan gjithashtu rëndësinë e shkëmbimit të informacionit. OKB-ja raporton se mbi 25 mijë luftëtarë terroristë, nga mbi 100 shtete anëtare të saj kanë udhëtuar drejt Sirisë, Irakut, Afganistanit, Jemenit dhe Libisë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China