PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Japonia të ndjekë rrugën e zhvillimit paqësor
2015-05-29 19:56:26 CRI Komenti juaj Printoni
Udhëheqësit japonezë duhet të veprojnë më shumë në të mirë të paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale, u shpreh të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying. Hua i bëri këto komente pas deklaratës së kryeministrit japonez Shinzo Abe se vendi i tij mund t'u jepte mbështetje forcave të huaja në detit e Kinës Jugore.

"Ne shpresojmë se Japonia do të përballet me historinë dhe do të reflektojë mbi të, do të respektojë shqetësimet e sigurisë së fqinjëve të vet aziatikë, do të ndjekë rrugën e zhvillimit paqësor dhe do të bëjë më shumë për të rritur besimin e ndërsjellë me fqinjët e vet," tha zëdhënësja Hua Chunying.

Sipas njoftimeve të së enjtes, Abe është shprehur se nuk e përjashtonte detin e Kinës Jugore si një zonë ku trupat japoneze mund t'u jepnin mbështetje logjistike Shteteve të Bashkuara dhe trupave të tjera të huaja nën një kuadër të ri ligjor të propozuar nga Japonia.

Administrata e Abes po përpiqet të bëjë një valë ndryshimesh në politikën e sigurisë të pasluftës. Parlamenti po debaton projektligje sigurie që do ta zgjerojnë rrezen e operacioneve nga Forcat e Vetëmbrojtjes. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China