PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Indi, arrin në 1700 numri i të vdekurve nga të nxehtit
2015-05-29 19:24:43 CRI Komenti juaj Printoni
Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit në të gjithë Indinë në javën e fundit është rritur në 1700, tha një zyrtar të premten.

"Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në shtetet jugore të Andhra Pradeshit dhe Telanganës. Rreth 100 veta kanë vdekur nga goditja nga dielli në Telangana në 24 orët e fundit," tha ai.

Në të dy shtetet janë regjistruar temperature rreth 47 gradë celsius, ndërsa temperatura në kryeqytetin indian ka arritur rreth 45 gradë Celsius.

Viktima janë njoftuar edhe në shtetin perëndimor të Gujarat, tha zyrtari, duke shtuar se shumica e të vdekurve ishin njerëz të pastrehë dhe punëtorë.

Ndërkohë, metereologët parashikojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë deri të dielën.

Autoritetet në të dy shtetet jugore e kanë bërë thirrje njerëzve të mos dalin gjatë orëve të kulmit të të nxehtit, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë kanë këshilluar që të pihen sa më shumë lëngje.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China