PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çelet Panairi i Librit i ShBA-së 2015
2015-05-28 17:34:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 出版---Chū bǎn---Botim

Në qendrën Javits në Nju Jork filloi të mërkurën aktiviteti me temë: "Shijoni Kinën dhe krijoni të ardhmen e përbashkët." Këtë viti Kina është vend partner i ShBA-së për organizimin e panairit të librit. Sipas të dhënave, Kina ble vetëm nga ShBA-ja 1/4 e vëllimit total të të drejtave të pronësisë intelektuale, ndërkohë besohet gjerësisht se Kina do të nxitë bashkëpunimin në fushën e botimeve dhe shkëmbimet kulturore me ShBA-në.

Si vend partner organizues i këtij panairi libri, afro 150 grupe dhe kompani botuese kineze u paraqitën në panair me 10 mijë tituj. 26 shkrimtarë të njohur kinezë shkojnë në Nju Jork për të zhvilluar aktivitete shkëmbimi.

Janë parashikuar të zhvillohen tetë aktivitete të mëdha, katër forume dhe mbi 50 aktivitete shkëmbimi, afro 50 aktivitete për promovimin e librave kinezë, shtatë ekspozita artistike, pra në total do të zhvillohen rreth 120 aktivitete.

Zv-drejtori i Administratës Shtetërore të Shtypit, Botimeve, Radios, Filmit dhe Televizionit Wu Shangzhi, gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes, tha se forcimi i shkëmbimeve kulturore, zgjerimi i komunikimit shpirtëror mes njerëzve me prirje të ndryshme kulturore, është një mënyrë të rëndësishme për të ndërtuar një botë harmonike.

"Botimi e publikimi është urë e transmetimit të kulturës, libri është transportues i komunikimit shpirtëror. Ndërtimi i një bote harmonike me paqen dhe lulëzimin është ëndrra e përbashkët e popujve të botës, është i lidhur me ëndrrën e Kinës të popullit të saj."

Në këtë panair, Kina po promovon ndër të tjera librin e presidentit Xi Jinping "Qeverisja e Kinës". Ky libër u botua në tetor të vitit 2014, me një tirazh prej 4.5 milionë kopjesh, duke thyer vazhdimisht rekordin e qarkullimit të librave politikë kinezë në vendet e huaja.

Shkrimtari, studiuesi amerikan, autori i librit "Ai po ndryshon Kinën: biografi e Jiang Zeming-ut", Robert Kuhn, u shpreh se ka rëndësi për Kinën që bota të mësojë parimet e presidentit Xi për qeverisjen e vendit. Kjo sipas tij është e dobishme për të gjithë botën, por edhe për vetë Kinën.

Njëkohësisht Kuhn sugjeron se shumëllojshmëria e pikëpamjeve mund të ndihmojnë përhapjen e librave të tillë, duke e bërë më të thjeshtë pranimin nga lexuesit e huaj.

"Thelbi është se si të tërhiqet vëmendja e lexuesve, nuk është e rëndësishme nëse ata e pranojnë opinionin tënd, e rëndësishme është të tërheqë vëmendjen e tyre. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është thyerja e pritjeve të tyre origjinale, në mënyrë që lexuesit të habiten dhe jo t'i forcojnë paragjykimet."

Panairi i Librit i ShBA-së zhvillohet nga shoqata e librashitësve që nga viti 1974. Më herët Kina ka qenë vend partner i Panairit të Librit të Frankfurtit në vitin 2009 dhe në Panairin e Librit të Londrës në vitin 2012. Kina është gjithashtu një vend partner i "Forumit Tregtar Ndërkombëtar" këtë herë në ShBA.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme e komunikimit kulturor për industrinë botuese të Kinës në vendet e zhvilluara perëndimore, si dhe aktiviteti më i madh i botimit midis Kinës dhe ShBA-së, që nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China