PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri serb Vuçiç viziton Tiranën
2015-05-27 10:14:37 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nis të mërkurën një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri. Në axhendën e vizitës së tij do të jetë takimi kokë më kokë me homologun Edi Rama, për të vijuar me takimin mes delegacioneve. Mesditën e sotme është parashikuar një konferencë për shtyp e dy kryeministrave.

Gjatë ditës së parë të vizitës në Tiranë kreu i qeverisë serbe do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Jozyrtarisht, bëhet e ditur se kryeministri serb do të shoqërohet në këtë vizitë nga disa anëtarë të kabinetit të tij që kanë lidhje me ekonominë dhe gazetarë të mediave publike.

Vizita e parë e një kryeministri serb në 7 dekada në Shqipëri është komentuar nga mediat e huaja, të cilat e kanë quajtur historike dhe si një mundësi për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. (TopChannel)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China