PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia heq dorë nga blerja e dy anijeve ushtarake franceze
2015-05-27 10:11:19 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia vendosi përfundimisht mosblerjen e anijeve sulmuese detare të kategorisë Mistral nga Franca, tha të martën nënkryetari i Komisionit Ushtarak Industrial të Rusisë Oleg Bochkarev.

Sipas agjencisë së lajmeve ITAR-TASS, Bochkarevi tha se Rusia nuk do të blejë nga Franca anijet e sipërpërmendura dhe se të dyja palët po diskutojnë mbi shumën e parave që Franca duhet t'i kthejë Rusisë. Sipas tij, megjithëse këto anije janë përfshirë në planin e mbrojtjes kombëtare, Rusia do t'i ndërtojë anijet e kategorisë Mistral në përputhje me standardet e veta.

Franca dhe Rusia nënshkruan kontratën e blerjes së dy anijeve në vitin 2011 me një vlerë prej 1.2 miliardë eurosh. Sipas kontratës, Franca duhet t'i dorëzonte Rusisë nga një anije në respektivisht në vitin 2014 dhe 2015. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China