PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri: Trupat qeveritare, ofensivë ndaj militantëve të IS-it
2015-05-27 10:10:33 CRI Komenti juaj Printoni

Trupat qeveritare siriane kanë ndërmarrë një ofensivë kundër "Shtetit Islamik" (IS), duke vrarë shumë prej militantëve të kësaj organizate, njoftoi të martën Agjencia e Lajmeve e Sirisë.

Agjencia citon burime ushtarake të kenë thënë se trupat qeveritare siriane kryen një numër të madh sulmesh ajrore mbi aeroportin e Tabarkas në jugperëndim të provincës Ar Raqqah të Sirisë Lindore dhe në zonat përreth këtij aeroporti, duke vrarë 140 militantë të armatosur dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Sipas njoftimeve të mëparshme, aeroporti i Tabarkas ishte pushtuar nga forcat e "Shtetit Islamik".

Trupat qeveritare siriane kanë kryer sulme edhe në qytetin e lashtë Tadmor të Sirisë Qendrore, një bastion i "Shtetit Islamik", duke vrarë e plagosur një numër të madh militantësh dhe duke kapur një sasi të madhe armësh. (Çang Çuo/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China