PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Kili nxitin thellimin e marrëdhënieve tregtare
2015-05-26 09:24:57 xinhua Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze dhe ajo kiliane nënshkruan të hënën një marrëveshje këmbimi monedhash disa miliardë dollarëshe.

Kryeministri kinez Li Keqiang, që ndodhet për vizitë në Kili, dhe presidentja kiliane Michelle Bachelet, ishin të pranishëm në nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh midis dy vendeve në fushat politike, tregtare, financiare, minerare, bujqësore, tekniko-shkencore dhe të kapaciteteve prodhuese.

Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze, do të fillojë zbatimin e një marrëveshjeje 3-vjeçare të këmbimit të monedhave me bankën qendrore të Kilit, me një vlerë prej 22 miliardë juanësh (afro 3.5 miliardë dollarë amerikanë).

Li Keqiang tha se Kina dhe Kili do të bëjnë ndryshime në marrëveshjen e tregtisë së lirë me një histori 10-vjeçare.

"Vendosëm heqjen e tarifave doganore për më shumë se 97 % të produkteve tona këtë vit. Krahas kësaj, sapo nënshkruam një marrëveshje për të përmirësuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë. Marrëveshja e përmirësuar e Tregtisë së Lirë Kinë-Kili, parashikohet të zgjerojë tregtinë dypalëshe dhe të ngrejë cilësinë tregtare."

Sipas marrëveshjeve, në Kili do të krijohet një bankë kleringu me monedhën kineze RMB, e para në Amerikën e Jugut.

Kryeministri Li u shpreh se qeveria që ai drejton, do t'i nxitë kompanitë kineze të marrin pjesë në ndërtimin e projektit të "tunelit të dy oqeaneve", që lidh Paqësorin me Atlantikun.

Li Keqiang tha se vizita e tij në Kili shënon gjithashtu një dy ngjarje historike:

"Vizita ime në Kili përkon me 45-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Kilit dhe 10-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis Kinës dhe Kilit. Prandaj, kjo vizitë ka një domethënie të rëndësishme përkujtimore për shkak të këtyre dy çasteve historike."

Presidentja e Kilit Michelle Bachelet e vlerësoi vizitën e kryeministrit Li Keqiang si një moment tjetër të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe.

Kili është ndalesa e 4-t e vizitës së kryeministrit kinez në Amerikën Latine. Më parë Li Keqiang-u ka vizituar edhe Brazilin, Kolumbinë dhe Perunë. (Wang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China