PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqia nuk mund të paguajë FMN-në muajin e ardhshëm
2015-05-25 09:53:06 CRI Komenti juaj Printoni

Greqia mund të mos arrijë pagimin e këstit të radhës së borxhit muajin e ardhshëm, thotë ministri i Brendshëm Nikos Voutsis, duke theksuar mungesën e parave.

"Dua të jem shumë i sinqertë me ju, 1.6 miliardë euro, 1.598 miliardë euro përbëjnë katër këste në qershor për Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke filluar nga 5 qershori deri më 19. Këto para nuk do të jepen, dhe kjo sa për fillimin."

Deklarata e tij vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Alexis Tsipras lajmëroi se Greqia ishte gati për të pranuar një marrëveshje afatgjatë. Qeveria greke ka ndërmjetësuar me vendet e eurozonës dhe FMN-në gjatë katër muajve të kaluar me synim për të ndryshuar kushtet e marrëveshjes së shpëtimit.

Vendi shpreson tani të sigurojë një paketë të fundit shpëtimi prej 8 miliardë dollarësh. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China