PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tusku: Samiti i Partneritetit Lindor, jo përparime të mëdha
2015-05-22 09:49:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk u shpreh të enjten në kryeqytetin e Letonisë Riga se nga Samiti i Partneritetit Lindor nuk duhen pritur përparime të mëdha.

Para një darke pune të shtruar nga presidenti i Letonisë Andris Berzins, Tusku theksoi: "Samiti i Rigës nuk do të ketë përparime të mëdha, pasi partneriteti me pjesën lindore të kontinentit duhet të zhvillohet hap pas hapi, ashtu si procesi i krijimit të BE-së."

Përveç Tuskut, në këtë samit dyditor marrin pjesë edhe liderë të tjerë të BE-së, si kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, udhëheqës nga 28 vendet anëtare të BE-së dhe përfaqësues të 6 vendeve të Europës Lindore partnere të BE-së.

Në vitin 2009 BE-ja shpalli programin e "Partneritetit të Lindjes", për zhvillimin e marrëdhënieve me 6 vende të Europës Lindore: Ukrainën, Moldavinë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Bjellarusinë. (Jiang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China