PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mogherini: Kina e BE-ja, dëshmitare të zhvillimit të njëra-tjetrës në 40 vjet
2015-05-07 11:34:42 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-BE, zv.kryetarja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini ka bërë një vizitë zyrtare në Kinë. Në pritjen e dhënë të mërkurën nga ambasadori i BE-së në Kinë Hans Dietmar Schweisgut, znj. Mogherini u shpreh se, gjatë 40 vjetëve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes tyre, Kina dhe BE-ja kanë dëshmuar zhvillimin e njëra-tjetrës. Sipas saj, të dyja palët duhet të forcojnë besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Numri dy i Komisionit Europian vuri në dukje se gjatë 40 vjetëve që prej vendosjes së tyre, marrëdhëniet Kinë-BE kanë ardhur duke u bërë gjithnjë e më të pjekura. Të dyja palët kanë krijuar një kornizë të fortë dialogu për tema dhe në nivele të ndryshme. Pekini dhe Brukseli kanë qenë plotësisht të ndërgjegjshëm për rëndësinë e veprimit të tyre të përbashkët në sfidat rajonale e botërore dhe në çështje të ndryshme, për të mirën e popujve të tyre.

Znj. Mogherini vuri në dukje po ashtu se vizitat dhe takimet e udhëheqësve të të dy palëve kanë nxitur zhvillimin e marrëdhënieve politike Kinë-BE, duke forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe duke e zgjeruar atë në fusha të reja.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China