PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li: Marrëdhëniet e mira kino-europiane, ndikime pozitive për rajonin e botën
2015-05-07 10:42:01 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në gjendjen e tanishme politike e ekonomike ndërkombëtare, ruajtja e marrëdhënieve të mira kino-europiane do të ushtrojë ndikim pozitiv mbi paqen, stabilitetin dhe lulëzimin e rajonit dhe të botës, u shpreh kryeministri i Kinës Li Keqiang gjatë takimit të mërkurën pasdite në Pekin me nënkryetaren e Komisionit Europian Federica Mogherini.

Li Keqiang vlerësoi përparimet e arritura gjatë 40 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe BE-së. Ai vuri në dukje se Kina po thellon më tej reformën e hapjen për të nxitur rritjen e qëndrueshme të ekonomike, ndërkohë që edhe BE-ja nga ana e saj po zbaton programin e investimeve. Lidhja efektive e strategjive të Kinës dhe të BE-së dhe përmirësimi i bashkëpunimit midis dy palëve do të krijojnë një hapësirë më të madhe për përfitime të përbashkëta.

Nënkryetarja e Komisionit Europian Federica Mogherini theksoi nga ana e saj se BE-ja dhe Kina kanë interesa të përbashkëta dhe duhet të shtojnë më tej bashkërendimin dhe bashkëpunimin, për të përballuarë bashkërisht sfidat globale. Mogherini vuri re po ashtu se të dyja palët mund të luajnë rol potiziv në problemin e ndryshimit të klimës. (Wang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China