PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria, Kina bashkë për paqen dhe stabilitetin global
2015-05-07 10:37:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu takoi të mërkurën ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Gjatë takimit zonja Kodheli kujtoi vizitën e saj në Kinë në kohën kur ishte zv/kryetare e bashkisë së kryeqytetit. Ajo tha se si Kina dhe Shqipëria ka vuajtur nga sulmet e huaja ushtarake ndaj dhe tani të dy vendet çmojnë paqen dhe propozojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë paqësore.

"Shqipëria dëshiron të kontribuojë së bashku me Kinën për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit rajonal e global," tha Kodheli.

Ambasadorja Jiang u shpreh se kontaktet miqësore midis ushtrive të të dy vendeve kanë forcuar njohjen reciproke. "Kina dëshiron të forcojë shkëmbimet, miqësinë dhe nxitë zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare nën frymën e hapjes dhe bashkëpunimit konkret," tha Jiang.

Zonja Jiang vuri në dukje gjithashtu rruga e zhvillimit paqësor është vullneti dhe zgjedhja strategjike e Kinës.

"Kina ruan një politikë të jashtme të pavarur paqësore dhe politikë ushtarake mbrojtëse," tha ambasadorja.

Qeveria kineze propozon konceptin e ri të sigurisë mbi bazën e besimit, interesave të ndërsjella dhe barazisë për vendosjen e sigurisë dhe bashkëpunimit. "Kina mbetet mbështetëse e qëndrueshme e paqes botërore," shtoi Jiang.

Si një prej vendeve anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimeve të OKB-së, Kina ka marrë pjesë aktivisht në operacionet paqeruajtëse.

Deri tani, mbi 30 mijë ushtarë kinezë kanë ndërmarrë 24 operacione paqeruajtëse. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China