PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të zhvendosurit brenda vendit nga konfliktet arrijnë numrin rekord 38 milionë
2015-05-07 10:26:15 CRI Komenti juaj Printoni

Statistikat e reja tregojnë se një numër rekord prej 38 milionë vetash aktualisht janë të zhvendosur brenda vendeve të tyre.

Sipas Qendrës së Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme me qendër në Gjenevë, vjet rreth 30 mijë veta në ditë u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve si ai i Ukrainës dhe i Sirisë.

Jan Egeland, kreu i Këshillit Norvegjez për Refugjatët, shprehet se shifrat pasqyrojnë gjendjen më të rëndë të zhvendosjes së njerëzve në një brez.

"Siria zë vendin e parë për zhvendosjet në brezin e tanishëm. 7.6 milionë të zhvendosur brenda vendit dhe 4 milionë refugjatë jashtë bëjnë 11.6 milionë, më shumë se 50 për qind e popullsisë së vendit. Prandaj është si e vështirë, ashtu dhe e lehtë t'u thuhet Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Iranit, Arabisë Saudite, Turqisë se duhet të ulen dhe të dërgojnë një sinjal për ta ndaluar këtë konflikt," thotë Egeland.

Vlerësohet se numri i njerëzve të zhvendosur brenda vendeve të tyre është dy herë më i lartë se i atyre që largohen jashtë si refugjatë.

Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme paralajmëron se forcimi i Shtetit Islamik dhe "Boko Haram"-it në Nigeri do të sjellin rritjen e shifrave. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China