PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: "Udhëzimet për bashkëpunimin në mbrojtje ShBA-Japoni" nuk duhet të dëmtojnë palët e treta
2015-04-29 10:49:21 CRI Komenti juaj Printoni

ShBA-ja dhe Japonia kanë përgjegjësinë që aleanca e tyre të mos cenojë interesat e palëve të treta, duke përfshirë Kinën, dhe të mos dëmtojë paqen e qëndrueshmërinë në Azi-Paqësor, u shpreh të martën në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei.

Të hënën u zhvillua takimi i ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të ShBA-së dhe Japonisë. Të dy palët publikuan "Udhëzimet për bashkëpunimin në mbrojtje" të rishikuara, ku deklarohet se do të hiqen kufizimet gjeografike në bashkëpunimin amerikano-japonez në fushën e sigurisë. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve theksuan se "Traktati i sigurisë" mes ShBA-së dhe Japonisë është i zbatueshëm edhe për ishujt Diaoyu.

Duke komentuar lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei u përgjigj se aleanca amerikano-japoneze është krijuar në periudhën e Luftës së Ftohtë. Në kohët e sotme, kur Lufta e Ftohtë ka mbaruar, zhvillimi i këtij aleance ka sjellë vëmendjen e palëve të ndryshme.

Hong Lei bëri të ditur se pala amerikane e ka njoftuar Pekinin para publikimit të "Udhëzimeve" të reja, duke shtuar se Kina ka ritheksuar qëndrimin e vet të vendosur lidhur me probleme të tilla si ishujt Diaoyu etj. (Xu Guang/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China