PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ambasadorja Jiang Yu takohet me ministren e Arsimit dhe Sportit
2015-04-29 10:34:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua të martën me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë Lindita Nikolla, me të cilën diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dypalëshe në fushën e arsimit dhe sporteve.

Ministrja Nikolla nënvizoi forcimin vitet e fundit të bashkëpunimit dypalësh në arsim dhe sporte, duke u ndalur tek krijimi i Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, hapjen e kurseve të gjuhës kineze në 4 shkolla të mesme në Tiranë, vizitën në Shqipëri të ekipit të basketbollit për femra të Universitetit të Financave të Tianjinit si dhe veprimtari të tjera, që zvogëlojnë distancën gjeografike mes dy popujve. Zonja Nikolla vlerësoi zhvillimin ekonomik të Kinës, që ka ndikuar dhe në progresin e arsimit dhe sporteve.

Nga ana e saj ambasadorja Jiang Yu tha se shkëmbimet në arsim dhe sporte janë pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe dhe duhet të zgjerohen aktivisht në të ardhmen. Ajo vlerësoi rritjen e bashkëpunimit midis shkollave të larta, projektin për shkëmbim të studentëve, si dhe mësimdhënien e gjuhës kineze në Shqipëri.

Jiang Yu vuri në dukje se arsimi është shpresë për të ardhmen dhe baza e fuqizimit të kombit dhe e përparimit e zhvillimit shoqëror. Kina e Shqipëria duhet të nxitin më tej shkëmbimet studentore, njohjen e diplomave, mësimdhënien e gjuhës, me synim forcimin e bashkëpunimit dypalësh. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China