PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekipi kinez i kërkim-shpëtimit në Nepal
2015-04-27 09:47:59 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipi kinez i kërkim-shpëtimit prej 62 specialistësh, si dhe 6 qen ndodhet në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu për të kontribuar në situatën e krijuar, pas tërmetit të fuqishëm. Pasditen e së dielës, ekipi kinez i shpëtimit punoi rreth 4 orë për të nxjerrë nga rrënojat një të ri nepalez, në veri perëndim të kryeqytetit. I riu arriti të mbijetonte dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë ekipi kinez u ka shpëtuar jetën dhe 7 nepalezëve të tjerë, të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti.

Pjesa më e madhe e specialistëve të ekipit kinez të ndihmës kanë eksperiencë pasi kanë marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit përfshirë tërmetin prej 8 ballësh në Wenchuan në vitin 2008, si dhe në emergjencat e pastërmeteve në Japoni, Haiti dhe Pakistan. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China