PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hong Kongu prezantoi planin për zgjedhjet e vitit 2017
2015-04-23 09:53:14 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Hong Kongut prezantoi të mërkurën detaje nga plani për zgjedhjen e guvernatorit të ri në vitin 2017 me votim të përgjithshëm, duke marrë mbështetjen e qeverisë qendrore dhe shumicës së banorëve të rajonit.

Kandidatët për guvernatorin e ardhshëm të Rajonit Special Administrativ do të zgjidhen nga një komitetet i emëruar prej 1200 anëtarësh nga katër sektorë socialë duke marrë në konsideratë dhe 38 nën-sektorë të ngjashme me zgjedhjet e vitit 2012, tha Carrie Lam, shefe e kabinetit të guvernatorit përpara ligjvënësve të Këshillit Legjislativ (LegCo).

Lam e përshkroi votimin e parë të përgjithshëm në historinë e Hong Kongut "jo vetëm një hap të madh përpara për zhvillimin kushtetues të rajonit, por njëherësh një çast historik për vendin."

Shefi ekzekutiv Leung Chun-ying tha të mërkurën se plani është "një gur i rëndësishëm themeli për zhvillimin demokratik të Hong Kongut" ndërsa shtoi se shpreson se shoqëria, përfshirë dhe anëtarët e LegCo-s do ta mbështesin planin.

Qeveria qendrore e mbështet në mënyrë të vazhdueshme përparimin e zhvillimit demokratik të Hong Kongut në një mënyrë progresive dhe në bazë të Ligjit Themelor dhe vendimeve të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China