PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Davutoglu:Kufijtë e Turqisë janë të hapur për sirianët e pafajshëm
2015-04-23 09:34:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu deklaroi të mërkurën se Turqia nuk do të mbyllë kufijtë e saj me Sirinë, pavarësisht fluksit të luftëtarëve të huaj, pasi shumë sirianë të pafajshëm i drejtohen Turqisë fqinje për të shpëtuar nga konflikti në vend.

"Populli turk i ka pritur krahëhapur sirianët e pafajshëm. Ndaj ne nuk do të mbyllim kufijtë për ta. Këta njerëz po i largohen regjimit sirian, armëve kimike dhe Shtetit Islamik (IS)", theksoi Davutoglu, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun australian Tony Abbott, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara.

Sipas Davutoglu, IS paraqet një rrezik të madh ndaj Turqisë, krahasuar me vendet e tjera dhe u shpreh se vendi i tij nuk dëshiron të shohë asnjë luftëtar të huaj të kësaj organizate në territorin e vet apo në Siri.

Ai shprehu gatishmërinë e Turqisë për bashkëpunim në luftën kundër Shtetit Islamik.

Të dy kryeministrat dhanë një deklaratë për luftë të përbashkët kundër grupeve terroriste, përfshirë IS-in, duke u zotuar për bashkëpunim kundër kërcënimit terrorist, bllokimit të burimeve të financimit të organizatave terroriste dhe për ekstradimin e luftëtarëve të huaj. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China