PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina i ankohet Afrikës së Jugut për sulmet ksenofobe
2015-04-17 09:59:33 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze është ankuar zyrtarisht ndaj sulmeve seri kundër interesave të shtetasve kinezë në Afrikën e Jugut.

Një sërë ngjarjesh ndaj kinezëve javët e kaluara janë cilësuar nga pala kineze si dhunë ksenofobe në rritje.

Dhuna në fillim nisi në qytetin e Durbanit dhe më pas u përhap në Johannesburg.

Dhuna është përshkallëzuar për shkak të ankesave në rritje nga vendësit se të huajt po futen ilegalisht në vend dhe janë të përfshirë në tregti të paligjshme.

Është raportuar se të paktën 6 persona janë vrarë si pasojë e dhunës, pjesa më e madhe shtetas të huaj, por nuk është raportuar asnjë rast për shtetas kinez.

Ambasada Kineze dhe Konsullatat në Afrikën e Jugut kanë bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive për të mbrojtur sigurinë personale dhe të pronës të shtetasve kinezë.

Afrika e Jugut është vendi ku jetojnë 5 milionë imigrantë, sa një e dhjeta e popullsisë së përgjithshme të vendit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China